Kurwin Mikke, një nga anëtarët nacionalistë të Parlamentit Europian, i ka habitur të gjithë me deklaratat e tij se, “gratë duhet të fitojnë më pak se burrat, pasi janë më të dobëta, më të vogla dhe më pak inteligjente.”
Mikke pritet të ndëshkohet ditët në vazhdim, për ofendim dhe sjellje të papërshtatshme në sallën e PE.
Por, për eurodeputetin e pavarur, kjo nuk është hera e parë që ndëshkohet.
Një vit më parë, atij iu hoq pagesa e pjesëmarrjes për 10 ditë, pasi krahasoi fluksin e refugjatëve në Europë, me jashtëqitjen.
Ndërsa, në vitin 2015, Mikke u pezullua për 10 ditë, pasi përshëndeti në mënyrë naziste në sallën e parlamentit.