Sot këndi i lojërave në Parkun e Liqenit është një hapësirat më të pëlqyerat dhe më të vizituarat, jo vetëm nga fëmijët, por edhe për prindërit të cilët kanë një destinacion të përhershëm për të argëtuar të vegjlit e tyre.
Ndërkohë që plotë një vit më parë ai ishte kthyer në një objekt sulmesh politike dhe arenë përplasjesh fizike mes opozitës së djathtë dhe një pjese të shoqërisë civile të vënë në shërbim të saj të cilat kundërshtonin këndin e lojërave për fëmijë dhe forcave të policisë bashkiake dhe atyre të rendit që ishin vënë në mbrojtje të një prej investimeve më të mirëpritura nga qytetarët dhe në mënyrë të veçantë nga fëmijët.
Nuk munguan në atë kohë protestat e dhunshme dhe sulme fizike ndaj policëve, si dhe çadrat e protestës së vazhdueshme ndaj një hapësire që do i shërbente fëmijëve. Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ka kujtuar këtë ditë, si simbol i përpjekjeve të politikës për të përfituar kapital politikë edhe kur bëhet fjalë për punë publike në shërbim të fëmijëve.
“Si sot, në 3 Mars 2016 nisën çadrat, pisqollat e vandalizmat kundër lodrave te Liqeni. Ja ku jemi sot, 3 Mars 2017. Pamjet flasin vete”, shkroi sot kryetari i bashkisë Veliaj në rrjetin social twitter ku dhe publikoi disa foto nga dita e parë e përurimit të këtij këndi gjatë vitit të shkuar.
Te gjitha ata qe protestuan vjet te hane nje mut te madh, por te madh te madh te madh fare
Nuk dua te besoj . Por Duke njohur natyren e eger te xhihadisteve shqupiste , nuk pejashtohet mundesia e rrenimit te objekteve qe Kane ne epiqender shijen , kulture, qyteterimin. Mos ndodhte te vijne ne pushtet, se ata edhe ujin e zi ja nxjerrin tiranes .