Ceremonia e Oscar, Irani censuron dekoltenë e Charlize Theron

4 Mars 2017, 03:58Sociale TEMA

Fustani i Dior, që aktorja Charlize Theron kishte veshur gjatë ceremonisë së Oscar, mund ta ketë treguar atë mjaft elegante, por jo për televizionin publik Iranian.

Në një video të publikuar, tregohet se si dekolteja dhe krahët e aktores janë mbuluar me ngjyrë të zezë në ekranet e iranianëve, ndërsa ajo lexonte çmimin për “Filmin më të Mirë të Huaj.”

Ishte pikërisht ky çmim në fakt, që u fitua nga regjisori Iranian Asghar Farhadi, i cili e bojkotoi ceremoninë në shenjë proteste kundër presidentit Donald Trump.

Në emër të tij, çmimin e pranoi një biznesmene dhe inxhiniere iraniano-amerikane, Anousheh Ansari. Por, as ajo nuk ka mundur t’i shpëtojë censurës, pasi pjesët e zbuluara nga fustani, janë veshur menjëherë në mënyrë dixhitale gjatë transmetimit, nga televizioni Iranian.

Por, gjithçka është ironike, pasi kur Farhadi zgjedh një astronaute dhe shkencëtare të NASA-s për të dhënë një mesazh mbi të drejtat e njeriut dhe heqjen e “barrierave,” Republika Islamike e Iranit bën krejt të kudnërtën, duke përdorur deklaratën e tij, si mjet propaganda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje