Shefi i GdF: Sasia e kanabisit të sekuestruar është 2-fishuar falë bashkëpunimit me Policinë Shqiptare

6 Mars 2017, 20:32Kronika TEMA

Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar nga Guardia di Finanza falë bashkëpunimit me Policinë shqiptare është dyfishuar krahasuar me 1 vit më parë.

Këtë deklaroi Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanzas, Giorgio Toschi pas takimit që zhvilloi me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

‘’Të dhënat janë shumë të mira. Vitet e fundit janë zhvilluar shumë fluturime për të zhvilluar kontrollet kundër lëndëve narkotike.

Këto fluturime kanë ndihmuar në evidentimin e shumë parcelave të cilat më pas janë asgjesuar. Shkëmbimi i informacioneve ka bërë që në bashkëpunim me Policinë shqiptare të dyfishohet sasia e kapur duke arritur në 20 ton’’, theksoi Giorgio Toschi.

Ministri Tahiri edhe një herë deklaroi se 2017 do të jetë viti ku Shqipëria përfundimisht do të ndahet nga fenomeni i kanabisit.

Ai i kërkoi drejtuesve të Guardia di Finanza nisjen më herët të misioneve të kontrollit ajror, kërkesë e cila gjeti mbështetjen e palës italiane.

‘’Jemi shumë të vendosur për të bërë atë që nuk është bërë kurrë më parë. Ashtu si filluam me Lazaratin që ishte një njollë turpi këtë vit i japim fund fenomenit të kanabisit.

Për këtë qëllim kemi nisur më herët punën për parandalimin e kultivimit.

Në kuadër të këtij plani i kërkova komandantit të Guardia di Finanza të nisë fluturimet edhe më herët se një vit më parë’’, shtoi ndër të tjera ministri Tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje