Kjo kamera trafiku arriti të filmonte momentin kur një fëmijë, doli në rrugë për të provuar makinën e tij lodër.
Nagjarja ka ndodhur në provincën Zhejiang, në Kinë, pikërisht gjatë orarit të pikut të trafikut.
Megjithatë, shumica e makinave dhe kalimtarëve vazhdojnë të qetë rrugën, pa i kushtuar rëndësi fëmijës, ndërsa endet midis makinave, duke rrezikuar jetën.
Është dashur ndërhyrja e një polici rrugor, i cili e ka larguar fëmijën, duke e kthyer sërish në shtëpi tek prindërit.
Sipas OBSH, më tepër se 10 000 fëmijë vdesin çdo vit në Kinë si pasojë e lëndimeve nga aksidentet rrugore dhe më shumë se një e treta e këtyre fëmijëve, janë këmbësorë kur përfshihen në aksidente.