SHËNIM: Rrahja brutale e një gazetari dhe heshtja brutale e politikës

8 Mars 2017, 14:30Blog TEMA
SHËNIM: Rrahja brutale e një gazetari dhe heshtja brutale e

Elvi Fundo është drejtuesi i portalit “Citynews.al”.

Ai u masakrua në kuptimin e plotë të fjalës, duke u qëlluar me sende hekuri, grushta dhe shkelma, nga dy persona që i kishin zënë pritë afër zyrave të tij, tek “Bulevardi Zogu i Parë”, afër “Stacionit të Trenit”.

Fundo është një gazetar i angazhuar politikisht afër Partisë Demokratike.

Në një periudhë ai ka qenë dhe zëdhënës i ish- ministrit të Financave, Ridvan Bode.

Portali i tij është ndoshta media më jo konformiste me PD e sotme, pasi megjithëse është i pozicionuar pro PD, është shpesh kritik me individë apo veprime të drejtuesve të PD.

Nga ana tjetër, është gjithnjë kritik me qeverinë dhe faktorë të tjerë në shoqëri.

Sulmi barbar ndaj tij po shoqërohet në mënyrë të shëmtuar me një heshtje barbare ndaj këtij akti, si nga opozita, që e ka pjesë të saj, ashtu dhe nga qeveria dhe organizatat e gazetarëve.

Së fundmi Fundo ka pasur një fushatë kritike ndaj një TV që Basha e ka shpallur si modelin e TV që nuk i bindet “Republikës së Drogës” dhe ndoshta është kompleksuar të reagojë.

Policia shpresojmë se do bëjë çfarë është e mundur, duke përdorur kamerat e sigurisë në rrugë, për të kapur autorët e këtij sulmi, të cilët do të vlejnë jo vetëm për të shkuar drejt agresorit të vërtetë, por dhe për të zhdukur ndjenjën e frikësimit ndaj gazetarëve, frikë, që po tentojnë të mbjellin grupe kriminale, duke përfituar nga debati i skajshëm politik.

Është detyrë e qeverisë t’i shkojë deri në fund këtij hetimi, duke i dhënë përparësi, si një ngjarje që mund të trimërojë banditët dhe të frikësojë gazetarët në të ardhmen.

3 komente në “SHËNIM: Rrahja brutale e një gazetari dhe heshtja brutale e politikës”

  1. Kola says:

    Po tu sherbesj fashisteve, edhe nje kritike po te guxosh tu besh, atyre u duket sikur po u del nga rreshti. Poshte fashizmi i SHQUPIT>

  2. Skypion says:

    Qelbesirat!
    E therrasin Vetingu,Vetingu,Vetingu pastaj…
    Pasi u trondit nga lajmi i kobshem per qoken qe Qelbesirat e “Rilindjes” po i bejne serialkillerit te tmerrshem Aldo Bare,sot,nje lajm ttjeter,po kaq i kobshem,e tronditi persedyti ate.
    Rrahja brutale e nje gazetari te njohur te djathte,prane Partise Demokratike dhe qe administron nje Portal qe eshte shume kritik me Qeverine e Edi Rames,nuk eshte gje tejter,vecse tregues regjimit protofashist te Edi Rames.
    Ka patur edhe raste te tjera kercenimesh te frikshme,ne stil amfioz,bile edhe sulm fizik,si ai ndaj gazetarit te njohur Telnis Skuqi,por ky me kolegun e tij Fundo,eshte me te vertete shume i rende.
    Shume mesazhe do te jape regjimi me ane te kesaj barbarie.
    Mesazhi i pare dhe kryesor,eshte se do te tregoje se eshte i pergatitur qe me cdo kusht,me cdo mjet e me cdo cmim,eshte i vendosur te mbahet ne kembe.
    Nguti i vete Kryeqelbesires dhe bashibozukeve te tij mediatike,te kujton ato mijera skenat kriminale te kohes se diktatures komuniste,kur pasi benin krimin,shperthenin te “zemeruar”,duke drejtuar gishtin mbi viktimat e radhes!
    Jo,Qelbesira,jo!
    Nuk mund ta hidhni me kaq!
    Nese ju mendoni,se kjo barbari e radhes,eshte nga ato “prisni,prisni se s’keni pare gje akoma” – ne ju themi,se ndeshkimi per zullumet,dhunen,barbarite tuaja, nuk i keni imagjinuar akoma.

  3. Haaaaa says:

    Qe te mos rrihen gazetaret,te bejne detyren e tyre e jo te jene militante partie!
    Po u bere lolo oborri partiak,te ka ikur e drejta per te bere moral!
    Nuk e di pse e kane rrahur,por gjithsesi gjykoj se do jete rrahur per nje anshmeri ne shkrime,ose per pune femrash!
    Mos na i beni gazetaret perendi,qe u dashkan ruajtur nga shtetri me shume se qytetaret e tjere!
    Gazetaret nuk kane asnje te drejte apo mbrojtje me shume se te tjeret!
    Ata jane te punesuar,njelloj si ka marieret apo pastruesit e Bashkise dhe kaq!
    Pse behet zhurme kur rrihet nje gazetar,ndersa hewshtet kur rrihet nje qytetar?
    Behuni te pa anshem dhe do shikoni se nuk ju prek njeri me dpre!
    Ndryshe dajakun e keni hak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje