Shkarkohet nga detyra drejtoresha e AMF-së Enkelejda Shehi

9 Mars 2017, 12:13Ekonomia TEMA

Drejtoresha e AMF-së, Enkelejda, Shehi u shkarkua sot nga detyra. Vendimi u morr nga Komisioni i Ekonomisë me 9 vota pro dhe dy kundër.

Deputetët e LSI-së kanë votuar kundër shkarkimit të zonjës Shehi. Pak ditë më parë, ky Komisioni nuk ka mundur dot të shkarkojë drejtoreshën e AMF-së Enkelejda Shehi, pasi anëtarët e LSI kanë bojkotuar mbledhjen, duke thelluar në njëfarë mënyre përçarjen me Partinë Socialiste, me të cilën janë në koalicionin qeverisës.

Përveç anëtarëve të Partisë Demokratike, komisionin e kanë bojkotuar dhe anëtarët e Lëvizjes Socialiste duke mos plotësuar kuorumin e nevojshëm për shkarkim.

Shkarkimi i drejtoreshës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi e cila është gruaja e kreut të LZHK-së Dashamir Shehi është një nismë e Partisë Socialiste.

Në mbledhjen e ditës së sotme, Komisioni ka votuar për shkarkimin e saj.

2 komente në “Shkarkohet nga detyra drejtoresha e AMF-së Enkelejda Shehi”

  1. Shoku " Shpati " says:

    Shum kinge gruaja e dashit !

  2. viktor says:

    Sa mir tani krietari bordit prej maqellare dhe doganierja zv/drejtolesha do vjedhin me shum se der tani. Bravo rilindja. Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje