Këto pamje të filmuara nga një kamera sigurie, tregojnë momentin kur 4-vjeçarja Madison Gardner, rrëmbehet nga një erë e fuqishme teksa hapte derën e shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në Lyndhurst, Ohio në SHBA, ndërsa Gardner shihet teksa hap derën e shtëpisë, por pikërisht atëherë, një erë e fortë i ka përfshirë si atë, ashtu edhe derën.
Megjithatë, sipas raportimeve, nëna e saj tha se Madison nuk ishte lënduar.
Vajza arriti të kapej tek doreza e derës dhe nuk e ka lëshuar, derisa e ëma i erdhi në ndihmë.
Video origjinale u publikua në Facebook nga nëna e saj, me në sfond këngën e Frank Sinatra, “Come Fly Ëith Me” (Eja fluturo me mua) dhe është shpërndarë më shumë se 100 herë në rrjetin social.
Ndërkaq, Ohio në SHBA ka marrë disa paraljmërime për stuhi dhe erëra të forta dhe madje edhe në verilindje të saj, ka patur një ndalim udhëtimi.
Stuhitë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtime të pronave dhe disa aksidente.
Ah moj ere, pse nuk merr keta gazetare qe shkruaje : come fly ëith me.
Te pakten shkruajeni me u se na i tejkaloni kufijte e habise.
With …uith..uuuuuuiiith