Ky është momenti kur “Dritarja Azure” në Maltë shembet në det, nga dallgët e fuqishme.
Vendi piktoresk, i përfshirë në shumë filma si edhe në episodin e parë të serialit të njohur “Game Of Thrones,” tashmë thjesht nuk ekziston më.
“Raportet përgjatë viteve kanë treguar se ky vend vuante nga një gërryerje e vazhdueshme për shkak të ujit dhe materialit të butë të shkëmbit dhe se dikur do të shembej” tha në T*itter kryeministri Joseph Muscat. “Kjo ditë e trishtë duket se ka ardhur.”