Aleksandër Meksi, Kryeministër i Shqipërisë në vitet 1992-1997 ka, sot, ditëlindjen. I lindur në vitin 1939, në Gjirokastër, ai mbush 78 vjeç.
Përpara se të angazhohej në politikë, Aleksandër Meksi ka qenë studiues i historisë mesjetare. Pas rënies së Murit të Berlinit, ai u përfshi në politikë, duke u bërë themelues i Partisë Demokratike dhe hartues i statutit të saj. Në një nga votimet e herëshme arriti të zgjidhej edhe kryetar i saj, por u silurua nga Sali Berisha.
Me fitoren e PD në vitin 1992, u zgjodh kryeministër i vendit, post të cilin e mbajti deri në 9 mars 1997, pikërisht një ditë pasi kishte mbushur 58 vjeç. U zëvëndësua nga një tjetër gjirokastrit, Bashkim Fino, i cili kryesoi Qeverinë e Pajtimit Kombëtar që i parapriu zgjedhjeve ku do fitonin ish komunistët e PS.
Qeveria Meksi është e para që ndërrmori reforma që i hapën rrugë ekonomisë së tregut.
Pas rënies së qeverisë së tij, Aleksandër Meksi nuk qëndroi më në politikë.
Ai është autor i disa librave, mes të cilave “Arkitektura e xhamive të Shqipërisë”, “Arkitektura e kishave të Shqipërisë shek. VII-XV”, etj.
hajduti i piramidave qe rrenoi shqiptaret..ai çoni shqiperine ne katastrofen e 97 es
Akoma i kam ne shtepi letrat me vlere te qeverise eksperimentale Meksi.Asnje reforme nuk beri,i shkaterroi te gjitha uzinat,fabrikat,tokat,ish pronaret ,tamam nje injorant.Me kjtohen fjalimet e ketij xhongleri,..jpsh do te rritet relativisht shume ose do te ulet pjeserisht me pak…kurre ne jeten e tij nuk dha nje shifer,tamam hartime letersie.Historia i zuri deren ketij renegati qe beri eksperimente me Suden ,Vefen,Xhaferrin dge e la popullin pa asnje leke.
Jete te gjate, i nderuari zoti Meksi! Je nga te paktet politikan ne Shqiperi, qe beri aq sa e lejuan per te miren e ketij vendi. Transformimi ligjor gjate qeverisjes tuaj eshte nje ngrehine qe koha do ta coj pa tjeter ne vleresimin qe meriton. Fajtor sot ju bejne vetem shushunjat ne PD dhe perkrahesit e tyre me te zjarrte, komunistet fanatik, te cilet per detyre kane te mbrojne varrmihesin e Shqiperise. Ata qe kane nder dhe e duan sinqerisht kete kohe qe erdhi pas vitit ’90, kurre nuk mund t’ju bejne fajtor per ndonje gje. Dihet, edhe sikur te doje te jepje doreheqje ne prag te trazirave ’07 per te qetesuar gjendjen,( i vetmi qendrim i diskutueshem juaji) cdokush e ka te qarte se ti nuk mund te shkoje i gjalle ne shtepi.
KY do te mbatet kryemistri me sharlatan qe historia shqiptare do te njoh i
Shqiperia u dogj per mustaqet e Meksit .Sepse po qe se mostra Salih do te kishte hequr Meksin me mustaqe edhe sikur nje meks tjeter te kishte vene por te ishte pa mustaqe, Shqiperia sot do te ishte shume me ndryshe. Por Meksi ishte ngjitur me atak pas karrikes ,Salihi e kish objektiv djegien e vendit dhe perfunduam aty ku perfunduam. Mbase perfundojne edhe ata si Gramoz Pashkua,se e denuan kete popull