Ky është momenti dramatik kur një dem ka dalë nga arena dhe ka sulmuar një oficer policie jashtë saj.
Ngjarja ka ndodhur në Merida, Venezuelë, gjatë një dyluftimi me demat, ndërsa është filmuar nga një prej spektatorëve, i cili e ka publikuar më pas videon në rrjetet sociale.
Dyluftimet me dema janë një traditë e vjetër, me origjinë nga Spanja, por ndërsa aty është duke u nxjerrë gradualisht jashtë ligjit, në shumë vende amerikano-latine, spektakle të tilla të dhunshme, vazhdojnë ende.