Një sallon parukerie në Melbourne, Australi është grabitur tri herë rresht brenda pesë orëve.
Pamjet e kamerave të sigurisë, tregojnë momentin e grabitësit të dytë dhe të tretë.
Megjithatë, raportohet se përpara tyre, ka qenë një tjetër person, i cili theu xhamin e njërës prej dritareve dhe u largua duke marrë një televizor dhe një kompjuter.
Por, dritarja e hapur duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e grabitësve të tjerë.
Në video, shihet të hyjë disa orë më pas, një tjetër person, i cili shkon drejt arkës dhe është larguar me paratë e grabitura.
Ndonëse në video nuk duket, ka patur edhe një grabitës të tretë, i cili kur nuk ka gjetur para dhe as ndonjë objekt tjetër me vlerë, është mjaftuar duke marrë disa produkte flokësh.