Kryeministrja britanike, Theresa May nuk ka shqetësuar vetëm anëtarët e parlamentit, por edhe përdoruesit e rrjeteve sociale me të qeshurën e saj.
Ndërsa lideri Laburist, Jeremy Corbyn mbante një fjalim, ajo u flimua pas shpinës së tij, teksa qeshte në një mënyrë të “frikshme.”
Komentuesit kanë nxituar të shprehen të shqetësuar, ndërsa ironikisht kanë pyetur nëse May ishte pushtuar nga ndonjë shpirt gjatë seancës.