FOTOT/ Tragjedi në Stamboll, rrëzohet helikopteri pasi u përplas me një kullë

10 Mars 2017, 12:32Bota TEMA
FOTOT/ Tragjedi në Stamboll, rrëzohet helikopteri pasi u përplas

Një helikopter u rrëzua në Stamboll, e për pasojë humbën jetën 5 persona.

Në bordin e tij po udhëtonin drejtues të lartë ekzekutivi biznesi, por ai goditi një antenë televizive në një lagje periferike të Stambollit, e më pas ra.

Stambolli këtë mëngjes ishte mbuluar nga një mjegull e dendur.

Helikopteri “The Sikorsky S-76”, i ngritur nga aeroporti kryesor i qytetit, ai Ataturk, transportonte 7 persona. CNN turk citon zyrtarë lokalë të pohojnë se tre prej tyre ishin turq, ndër të cilët dy pilotët, ndërsa 4 personat e tjerë ishin shtetas të huaj.

Agjencia e lajmeve “DHA” informon se bëhet fjalë për qytetarë rusë. Askush në terren nuk është dëmtuar nga incidenti. Deri tani, jetët e humbura llogaritet të jenë 5.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje