2 ton drogë janë gjetur brenda një gomoneje pranë bregut të ishullit të “Sazanit”.
Mësohet se ky zbulim u bë gjatë një kontrolli detar.
Fillimisht një anije iu afrua gomones së ngarkuar me hashash, por pa mundur të përmbyllë operacionin.
Bëhet me dije se mjeti lundrues është i gjatë rreth 9 metra, me dy motorë të fuqishëm nga 300 k/c.
Gjatë operacionit njëri prej motorëve nga përplasja me shkëmbin ka rënë në det.
Ende nuk ka informacione lidhur me trafikantët.
Më tej, burimet shtojnë se trafikantët, mund të jenë shpëtuar nga ndonjë mjet i vogël që u ka ardhur në ndihmë, ose edhe të jenë mbytur.
Në dy ditë ky ka qenë rasti i tretë që gjendet një gomone në zonën e Vlorës.
Të premten, një mjet lundrues u gjet në zonën e Petroliferës, dhe një tjetër në pyllin e Akërnisë, të dyshuara se përdoreshin për transport të lëndëve narkotike.