E fejuara e tij i kishte kërkuar që nëse ai do t’i propozonte për martesë, të vinte me një “gur të madh”.
Dhe ky djalë nga Kina e mori mesazhin. Ai kërkoi për një meteor dhe arriti ta blinte atë për 130 mijë dollarë, e më pas e paketoi dhe u bë gati për të propozuar femrën që dashuronte.
Duket se ideja i pëlqeu edhe vajzës, që iu përgjigj me “Po”, e tani është pronare e një meteori 33 tonësh.
E sigurt është që do ta lërë diku, pasi e ka të pamundur ta mbajë në gisht.