Ahmetaj: Vazhdon rritja e qëndrueshme e konsumit në vend

16 Mars 2017, 16:48Ekonomia TEMA

Shqipëria vazhdon rritjen e qëndrueshme të konsumit në vend edhe në mbyllje të vitit 2016. Ministri  Arben Ahmetaj e cilësoi këtë si konfirmim të ecurisë pozitive të ekonomisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Vazhdon rritja e qëndrueshme e konsumit në vend. Viti 2016 mbyllet me një tjetër konfirmim për ecurinë pozitive të konsumit, sikurse tregon edhe rritja e indeksit të tregtisë me pakicë. 8.6% më shumë në tremujorin e katërt 2016 krahasuar me 2015. Edhe krahasuar me tremujorin paraardhës (T3 2016), trendi është tejet i mirë, me një rritje prej 3.6%.

Kaluam tre vite të vështirë rimëkëmbje dhe konsolidimi, po tashmë ekonomia ka filluar të japë rezultatet e saj pozitive në cdo sektor. Prandaj është e rëndësishme të ecim përpara me reformat, mbi të gjitha reformën në drejtësi, në favor të rritjes dhe zhvillimit ekonomik”, shkroi Ahmetaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje