Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka kritikuar qeverinë shqiptare se ka ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë. Gjatë një vizite zyrtare në Shkup, Orban e quajti të papranueshme çdo ndërhyrje të brendshme në politikën e ditës në Maqedoni.
“Hungaria do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë. Ndërhyrjet e Tiranës janë të papranueshme”, deklaroi Orban. GSH.al shkruan se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e falenderoi kryeministrin hungarez për kërkesën që ky vend ka ngritur në Bruksel, që Bashkimi Europian të dënojë Shqipërisë se po fut hundët në politikën e vendit fqinj.
Në fakt, pak ditë më parë ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto (i cili ka qenë pak kohë më parë edhe në vizitë zyrtare në Tiranë) deklaroi se Hungaria do të kërkojë nga vendet e tjera të BE-së që të dënojnë “platformën shqiptare” për krijimin e një qeverie të re në Maqedoni.
Kreu i diplomacisë hungareze e mbajti këtë qëndrim gjatë punimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE në Bruksel.
Sipas medieve maqedonase, ministrat e Jashtëm austriak dhe grek, Sebastian Kurz dhe Nikos Kotzias janë të gatshëm ta dënojnë publikisht atë që nga Shkupi zyrtar po quhet “Platforma e Tiranës”.
Në fakt, ministri i Jashtëm austriak e shpalli hapur mbështetjen e tij për Nikolla Gruevskin kur pranoi të bënte fushatë elektorale për kryeministrin maqedonas vetëm pak orë para ditës së votimit.
Ajo që quhet “platforma e Tiranës”, sipas Gruevskit është bashkimi i partive shqiptare për të mbështetur Zoran Zaev, sipas udhëzimeve konkrete të Tiranës zyrtare.
KUSH ESHTE VIKTOR ORBAN
Kryeministri i Hungarisë është një politikan kontrovers, metodat e tij jo fort demokratike dhe vokacioni pro-rus, shkakton shqetësim konstant në Bruksel. Ai është një anti-Sorosist i tërbuar. Por, po t’i besosh ish-kryeministrit Berisha, ai është një “pro-shqiptar i shquar”.
Berisha e ka takuar disa herë Orbanin, edhe pasi la detyrën në krye të ekzekutivit.
Rama, ashtu si edhe ‘politikanet’ e tjere shqiptare, i mungon inteligjenca, aftesia, te mednuarit ne menyre strategjike. Ai e shpenzon kohen me gjera pavlere ne facebook, nder te tjera merret me komentet e publikut, merret me historira e piktura. Rama duhet te studjoj nder te tjera diplomaci, politik, leadership, strategic thinking and decision making. Shume gjera bene prapa skenave e kerkojne fshehtesi te plote. Por siduket Rama nuk i dine keto gjera. Eshte naive.
Beri pazaret my mu…jone me hungarezet me chezin.
Milionat u moren.do det hungarezi
Banda berishe,bode,ruli e dine mire
A nuk po vjen te na e rruash nje here more Orban mongoli more ardhacak (800 p.e.s) ne kete Europe na u hiq qafe more kurva Putinit
ka te drejte qe flet se me ramen svjedh dot hungarezi ?
kur i ecen leverdia ketyre te pd keshtu thojne se personi qqe takojne eshte pro shqiptar i shquar