Policia britanike ka publikuar së fundi pamjet e momentit të eleminimit të Khalid Masood, terroristit që përhapi panik dhe vrau pesë persona jashtë ndërtesës së parlamentit.
Në deklaratën e policisë, thuhet se gjithçka ndodhi në vetëm 82 sekonda. Gjatë kësaj kohe, Masood përplasi dhe vrau tri këmbësorë, ndrsa plagosi disa dhjetëra të tjerë, zbriti nga makina dhe kapërceu portat e jashtme të parlamentit, duke vrarë një oficer policie, përpara se të qëllohej për vdekje nga një tjetër polic.
Megjithatë, sipas policisë metropolitan, ende nuk dihet nëse Masood ka patur bashkëpunëtorë apo jo. Dihet tashmë se ai ishte duke përdoru aplikacionin “Whatsapp,” vetëm pak sekonda përpara se të niste sulmin, ç’ka shton dyshimet se nuk ka vepruar I vetëm.
Masood, i cili dikur quhej Adrian Russell Elms, ishte arrestuar më parë për sjellje të dhunshme dhe përfshirje në shitjen e drogërave, kur ishte ende adoleshent. Dyshohet se pikërisht në burg ai është konvertuar në fenë islame dhe pas një udhëtimi në Arabinë Saudite, ku punoi për katër vite si mësues anglishteje, është radikalizuar.