Ministria e Financave u fal borxhet fermerëve

28 Mars 2017, 15:30Ekonomia TEMA

Ministria e Financave pranoi një propozim të deputetëve në komisionin parlamentar të ekonomisë, i cili fal gjobat dhe kamatëvonesat për të vetëpunësuarit në bujqësi që nuk kanë paguar sigurimet e detyrueshme për të gjitha vitet.

Nga ky vendim do të përfitojnë edhe fermerët.

Por ata në fillim duhet të paguajnë sigurimet e detyrueshme për ato vite që nuk i kanë derdhur.

Amendamenti i propozuar nga deputetja Blerina Gjylameti e zgjeron faljen edhe për gjobat dhe kamatëvonesat mbi sigurimet e fermerëve, të cilat i përkasin 5 viteve të fundit.

Një tjetër ndryshim i miratuar nga Komisioni është ai që fal borxhet tatimore të kompanive energjetike, përfshirë ato të kompanive satelit, që u krijuan nga CEZ në kohën kur ajo zotërohej nga çekët.

Në total, borxhet që u falen kompanive energjetike llogariten në rreth 60 milionë euro, ku pjesa më e madhe i përket kompanive bija të CEZ, por edhe KESH dhe OST përfitojnë falje në shuma jo të vogla. Pas votimit nga komisioni i ekonomisë, drafti i fshirjes së borxheve pritet të miratohet në seancën e radhës plenare.

4 komente në “Ministria e Financave u fal borxhet fermerëve”

  1. adaa says:

    kjo eshte nje shtyse per fermeret qe ju ishin akumuluar borxhe qe nga qeveria e kaluar. kjo eshte nje gje e mirmenduar qe eshte ne favor per ta qe te punojne dhe te prodhojne me shume se ckan pas prodhuar.

    1. dori says:

      Super vendim, subjektet, individet… etj qe preken nga ky vendim vlersojne konkretizimin e ketij ligji si ndihme e madhe per aktivitetin e tyre, mendoj se ky ligj duhet te sherbej per tu ndergjegjesuar duke paguar ne kohe detyrimet ndaj shtetit.

      1. fredi says:

        shkelqyeshem… uroj qe ato kategori qe po perfitojne nga ky vendim te ndergjegjesohen me shume per detyrimet e tyre, nisem per tu pershendetur

  2. DMTH says:

    Me pak fjale ju falet milioneret dhe doni leke nga katindaret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje