Mishi i prishur, ulet me 19% eksporti nga Brazili

28 Mars 2017, 13:30Bota TEMA

Brazili ka pësuar goditje pas skandalit me mishin e eksportuar.

Sipas të dhënave në shtetin madh amerikano-latin, eksporti i mishit u zvogëlua me 19 për qind, ndërkohë që edhe dy kompanive të tjera u është ndaluar prodhimi i mishit.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Industrisë, Tregtisë së Jashtme dhe Shërbimeve, eksporti i mishit që kapte vlerën ditore prej 62.2 milionë dollarë, theksohet të ketë rënë në 50.5 milionë dollarë pas operacioneve kundër “mishit të prishur”.

Në njoftim thuhet se kjo humbje përkon me normën 19 për qind.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje