Vlorë: Sekuestrohen 750 kilogramë kanabis në Karaburun, bllokohet gomonia!

28 Mars 2017, 09:39Kronika TEMA
Vlorë: Sekuestrohen 750 kilogramë kanabis në Karaburun, bllokohet

Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Delta Forcë, GdF kanë realizuar një operacion të përbashkët mbi bazën e të cilit kanë bllokuar një mjet lundrues në det si dhe një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva pranë “Gjirit të Anglezit”, Karaburun.

Pesha totale e lëndës narkotike ka rezultuar prej 750 kilogramë e e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 57 pako të përmasave të ndryshme, mbështjellë me plastikë dhe të shpërndara në breg të detit, gati për t’u trafikuar nëpërmjet mjeteve të shpejta lundruese drejt Italisë.

Mjeti lundrues tip gomone me gjatësi 7.2 m, me dy motora të markës Yamaha 300 KF dhe 25 KF, u bllokua në cilësinë e provës materiale në Portin e Repartit Delta Force, Radhimë.

Vijon operacioni i përbashkët nëpërmjet kërkimeve nga toka dhe uji me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me këtë veprimtari kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje