Shefja e Sektorit të Mbrojtjes Kibernetike në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes AISM, në Ministrinë e Mbrojtjes, ka hakeruar kompjuterin e drejtorit të kësaj agjencie duke kopjuar gjithçka që ai kishte në kompjuter.
Ky veprim përveçse alarmoi drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi ishin thyer masat e sigurisë kibernetike, në agjencinë, që duhet të garantonte të dhënat kibernetike të Ministrisë së Mbrojtjes, që është edhe pjesë e NATO-s, ka pasjellë edhe dënimin e hakeres Elfrida Bardhanjori me 18 muaj në shërbim prove.
Kjo e fundit, duke qenë shefe e sektorit të mbrojtjes kibernetike, ka shfrytëzuar serverin e agjencisë për t’u futur ilegalisht dhe kopjuar të gjitha të dhënat në kompjuterin e drejtorit të AISM në Ministrinë e Mbrojtjes, raporton TCH.
“Kam marrë gjithë informacionin që ndodhej në kompjuterin e Drejtorit të Përgjithshëm me qëllimin për t’i bërë kopje të gjithë informacionit që ky drejtor dispononte, meqenëse për të kishte dalë urdhri i largimit nga detyra”, ka thënë Bardhanjori.
Pasi ndërhyrja kompjuterike është zbuluar, e pandehura Bardhanjori ka fshirë të gjithë informacionin e kopjuar si dhe logfilet nga kompjuteri i saj. Nga ekspertiza kompjuterike e kryer për këtë rast ekspertët nuk kanë mundur dot të përcaktojnë se çfarë materialesh janë kopjuar nga kompjuteri i Drejtorit të Agjencisë se Inteligjencës dhe Sigurisë.
Ndërsa gjykimi i shkurtuar nuk lejon deklarimet e të pandehurës në gjykim, pasi procedohet direkt me konkluzionet përfundimtare. Nga ana tjetër, zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes ka deklaruar për Top Channel se nga rasti në fjalë nuk janë kopjuar apo shpërndarë materiale me karakter sekret, as të ushtrisë shqiptare dhe as të alencës e NATO-s, ndërsa nuk kanë specifikuar natyrën e informacioneve që janë kopjuar në mënyrë të kundërligjshme.
ca artikull nga k… Nje hacker nuk lë gjurme. Te besh copy-paste nuk quhesh hacker, quhesh dummy user.
Edhe?!
Shtet idiot!
E kishit marrë, e kishit torturuar, e kishit zbërthyer dhe pastaj e kishit hedhur në det të hapët!
Askujt nuk i plas bytha për karagjozët që emëroni si ekspertë dhe për sistemet super të sigurta të ushtrisë sonë inekzistente! Askush nuk do të dijë as se kush është kjo damllaja! Një shtet serioz, diçka të tillë kaq skandaloze dhe delikate , por pa asnjë interes publik, do ta kishte zgjidhur në heshtjen më të plotë. Një shtet bananesh si ne, e publikon, si për tju thënë të gjithëve se sa shtet sharlatan është, ku më ordineri midis punonjësve të tij mund edhe ta shesë në treg, ta vjedhë, apo ta shkatërrojë, pa i hyrë gjemb në këmbë.
Do bëj shërbim prove ajo idiotja që e quani haker duke pastruar rrugët e Tiranës dhe kjo është e mjaftueshme për të riedukuar atë dhe për kompensuar sigurinë e shtetit, ushtrisë dhe figurës së mutit që bënë!
Toberestarfullah !!! Aaaaaaa ! Duhet shahit, duhet shahit !
Kjo, Jo hacker po as informaticiene nuk eshte sepseutet ne llogarine e tjetrit duke qene pjese e rrjetit. Thone se ka mare te dhenat duke fshire passwordin.. Kjo injorance ka cuar ne kapjen e menjehershem te saj.
Shoku Enver do i kishte dhene drejtim
ha ha hackere leshit ,po nga i gjeni keto lajme ore aman ,mire qe gazetare s jeni e s jeni ,po te jeni kaq idiota sa mos te kuptoni fjalen hacker?