Rusia do hetojë organizatorët e protestës së radhës

1 Prill 2017, 17:43Bota TEMA

Qeveria e Rusisë ka nisur hetimet ndaj personave të paidentifikuar të cilët kanë lajmëruar që në 2 prill, në Moskë, të mbahet një protestë kundër korrupsionit.

Prokuroria në Rusi informoi se janë duke hetuar për “thirrjen e trazirave masive”.

“Në internet, ku kanë akses një numër të pakufizuar i njerëzve, një person i paidentifikuar ka postuar një mesazh, ku bën thirrje për aksione të natyrës ekstreme”, thuhet në deklaratën e këtij komiteti.

Më 26 mars, mijëra persona në dhjetëra qytete të Rusisë protestuan kundër korrupsioit. Më shumë se 1 mijë persona u arrestuan, përfshirë aktivistin kundër korrupsionit, Aleksei Navalny, i cili u dënua me 15 ditë burgim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje