FOTOT / Rama e kalon 1 prillin duke luajtur basketboll nga Liqeni, batuta me Erion Veliajn

1 Prill 2017, 10:49Sociale TEMA
FOTOT / Rama e kalon 1 prillin duke luajtur basketboll nga Liqeni, batuta me

Ka qenë një ditë krejt ndryshe ajo e kryeministrit Edi Rama dhe e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj këtë fundjavë. Që të dy i janë bashkuar një grupi të rinjsh nga shkolla “Sami Frashëri” dhe “Qemal Stafa” duke zhvilluar një ndeshje basketbolli në fushat e reja te kompleksi më i madh multisportiv i ndërtuar nga Bashkia e Tiranës në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë para ndeshjes, kreu i qeverisë vlerësoi punë  e bërë  nga Bashkia e Tiranës për transformimin e kësaj hapësire.  Gjithashtu, kryeministri Edi Rama vlerësoi dhe maturën shtetërore duke u bërë thirrje të rinjve që të tregohen të kujdesshëm në aplikime.

Tani jeni rehat se e keni me standarde maturën, s’ka as kopje, as lodra të tjera kështu që bëjini mirë ato zgjedhjet, aplikimet te portali.

Përgatituni mirë që të jenë mirë ato se matura nuk është më që ju fut në universitet, matura ju nxjerr nga gjimnazi, por në universitet ju fut portali”, theksoi Rama.

Duke iu përgjigjur interesimit të kryeministrit Rama për ecurinë e ndërtimit të shkollave të reja, Veliaj bëri me dije se do të jenë 21 shkolla të reja.

“Në të gjithë Tiranën dy gjimnaze kanë ngelur me dy turne, Samiu dhe Ismaili.  Ka nisur puna te Shkolla Kosova, Shkolla “Betim Muço”, te ish-fusha e Kombinatit.

Aty janë bërë fushat sakaq. “Hoxha Taksim” ka vajtur deri në kat të tretë, e rrëzuam komplet, themele të reja, e trefishuam. Pra 3 po mbarojnë, 1 fillon tani, janë dhe 17, janë 21”, tha Veliaj.

Lidhur me hapësirat e reja sportive të kryeqytetit, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në maj do të jetë gati edhe Parku Olimpik i Tiranës, një kompleks modern që është shndërruar në një hapësirë moderne sportive, e cila bën bashkë të gjitha strukturat zinxhir të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën, si dhe lojërat me dorë.

Ajo besoj në maj do të jetë gati. Po i vetmi kondicionimin, tabelat elektronike që vijnë tani. Vetëm që ajo do të përdoret vetëm për sport. Ajo nuk mund të bëhet as për koncerte, as për mitingje, asgjë”, tha ai.

Veliaj theksoi se një nga projektet e Bashkisë është dhe ndërtimi i Kopshtit të ri Zoologjik që do të jetë një nga më të vizituarat nga qytetarët e Tiranës, por jo vetëm.

Këtu Rama shkëmbeu një batutë me Veliajn.

“O lali Eri do të bëjmë kopshtin zoologjik më të bukur në Ballkan siç e kemi lënë?! Po s’u bë kopshti, ngela unë si ariu Silva”.

Më pas, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj vizituan edhe mjediset e tjera të kompleksit sportiv që ofron mundësi për lojëra basketbolli, volejbolli, futbolli, regbi, hendboll dhe hokej me patina si dhe garanton standarde bashkëkohore për organizime të ndryshme sportive duke ofruar edhe një hapësirë për akomodimin e shikuesve.

Fushat sportive janë funksionale ditën dhe natën, me ndriçim dhe ujitje, si dhe do të mirëmbahen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Një nga fushat është me bar, ndërsa dy të tjerat janë me tartan për basketboll, volejboll, kalçeto. Ndërkohë, tre tribunat ofrojnë 600 vende ulëse për publikun.

 

6 komente në “FOTOT / Rama e kalon 1 prillin duke luajtur basketboll nga Liqeni, batuta me Erion Veliajn”

  1. rumpallhana e ripjelljes says:

    Ka nevoje per relaks lideri global. Strapacim i madh nga 1 prilli deri ne 1 prill vitet spo i permend se ky tipi e ka bere kete vend te begate. Mos puno kaq shume per te miren e ketij vendi o ramistan se puna ka ngrene te zotin dhe jo me ty qe je sinonim i punes. Dy plera bashke bejne qelbesirat. Rilaks qelbesira

  2. Tung EDI the ERI says:

    Po Cadres se sali-lulkoqes para k ministris Cfar sporti luajne ne keto momente ? Bejuni nje pishine atje brenda ose nje shatrivan shurrlages se po vjen vapa dhe morrat do ju bejne vizita neper zyra Tung Edo Tung Eri

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Bukur,por jo vetem per kryeqytetin !

  4. Kafshe me shumice says:

    Sa per kopeshtin zollogjik mos u shqetesoni shume se shyqyr zotit ka me shumice sidomos tek Cadra mund te gjeni mjaft syresh sic jane sali-Sqapi lul-qeni =llapaqeni qe vetem leh dhe nje tufe barinjsh qe Kane zevendesuar kopete per te marre 20 mije lek cdo dite

  5. Silva says:

    E ka per SIlven e LSI se Beratit, kur thote si ariu Silva !

  6. Bujar says:

    Po pas ndeshjes ku shkuan me qafsh? Po ku hengren dreje? Po Edi cfare piu? Ishte djersitur? Po linda e pa ndeshjen? Po Zaho ishte rrotull? Me cfare peshqiri u fshi Rama? Me te Juves? Me qafsh… Po gruaja e lali Erit ishte ?… Aman edhe ju… Pse na lini ne ankth!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje