Nuk raportuan kanabisin në Kurbin, “shkrihet” komisariati i Policisë

2 Prill 2017, 13:46Kronika TEMA

Për shkak të situatës së drogës në vend, Policia e Shtetit pezullon dhe shkarkon disa punonjes te saj. Kreu i Policise, Haki Cako tha se eshte perjashtuar nga policia shefi i Komisariatit të Laçit, pasi SHÇBA ka zbuluar parcela me drogë që Feliks Hysa nuk i ka raportuar.

Me kontrollin e territorit nga toka dhe ajri, policia ka marrë një sërë masash. Në Kurbin është konstatuar një parcelë e porsambjellë me 513 fidanë kanabis. Janë kryer të gjitha veprimet hetimore. Me urdhër të drejtorit të Policisë, ka nisur procedimi disiplinor për policët e Kurbinit. U konstatuan një sërë shkeljesh nga policia e Kurbinit për të cilët në bazë të ligjit të policisë, u morën masat si më poshtë:

Gjon Deda, polic në Kurbin u përjashtua nga Policia.

Edvin Toptani, u përjashtua nga policia.

Leonard Palushi, u shkarkua nag detyra.

Xhaferr Kalba, u shkarkua.

Feliks Hysa, u shkarkua nga detyra.

Maksim Bejko, u pezullua nga detyra.

Ka nisur procedimi disiplinor për drejtorin dhe nëndrejtorin e Policisë së Lezhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje