Përgjimet e shqiptarëve: Me 50 mijë vetë shkatërrojmë edhe Europën

2 Prill 2017, 09:59Kronika TEMA

“Me 50 mijë vetë, jo Kosovën, por shkatërrojmë dhe Evropën”. Kane dale ne drite te tjera detaje nga arrestimi i 4 shqiptarëve nga Kosova në Itali, nën akuzën se po organizonin një sulm terrorist.

Prokuroria italiane ka marrë në pyetje shtetasin kosovar Arjan Babaj, i cili u prangos dy ditë më parë si anëtar i një celule terroriste xhihadiste që po organizonin hedhjen në erë të urës Rialto në qytetin e Venecias. 28-vjeçari, konsiderohet strategu e guida shpirtërore e 3 të arrestuarve të tjerë.

I riu kosovar nuk ka pranuar të flasë para prokurorëve, ndërsa pritet të pyeten në burgun e Bellunos Fisnik Bekaj, 25 vjeç dhe në burgun e Trevizos Dake Haziraj 26 vjeç.

Sakaq, sipas policisë italiane, ka edhe biseda të tjera të përgjuara mes anëtarëve të kësaj celule, ku duken qartë qëllimet e tyre, raporton Panorama.

Në orën 3 të natës më datë 7 mars 2017 Arjan Babaj bisedon me anëtarët e celulës së tij e shprehet: “Për myslimanët është një detyrim të shkatërrojnë kishat e t’i kthejnë në xhami. Ne këtu jemi vetëm 5 veta. thotë ai. Por jashtë mund të jenë 50 mijë të tjerë. E me 50 mijë persona a e di çfarë bën? Jo Kosovën, por Europën shkatërron! Nëse të gjithë myslimanët do të ndiqnin besnikërisht konceptet e fesë së tyre, Europa do të ishte zhdukur”, shkruan ‘Corriere’.

Po ashtu, mësohet se në bazën e tyre në apartamentin prej 35 metra katror në lagjen San Marco të Venecias më datë 2 mars 2017, kosovarët bisedojnë mbi ngjarjet e fundit në Turqi. Më i vogli i grupit, në moshë minorene dhe i konsideruar nga hetuesit italianë si më i radikalizuar i grupit shprehet: “Jam shumë i kënaqur për c’ka ndodhi në Turqi, tani duhet të bëjmë diçka në San Marco”. Ndër të tjera, Fisnik Bekaj përpiqet të shpjegoj se Italia nuk ka gisht në këtë mes e se nuk po lufton kundër ISIS, por Arjan Babaj e kundërshton e thotë: “Ka të bëj dhe Italia, dhe Italia ka çuar ushtarë e mjete në mënyrë jo direkte pasi është pjesë e OKB ku marrin pjesë të gjithë shtetet”.

Më datë 22 mars 2017 pas sulmit terrorist në parlamentin e Londrës, anëtarët e celulës xhihadiste kosovare mblidhen në bazën e tyre e bisedojnë. Dake Hazizaj shprehet: “E patë çfarë ndodhi në Londër? I vranë 2 ose 3 vetë e u plagosën 12-13 të tjerë, E bëri njëri me mjekër”. Fisnik Bekaj përgjigjet: “Sa mirë ja ka bërë”. Përgjimet telefonike vërtetojnë se grupi i kosovarëve ishte i gatshëm të nisej drejt Sirisë. Arjan Babaj jepte orientime operative se si mund të mbërrinin në vendet e luftës.

“E kam studiuar mirë thotë ai, fillimisht mbërrin në Egjipt, nga Egjipti është e thjeshtë pasi ka mjaft korridore për të mbërritur në fushë betejë. Por në Egjipt është e vështirë të mbërrish duke u nisur nga Kosova”. Kosovarët frekuentonin 3-4 herë në javë palestrën në qendër të Venecias, ndërsa në banesën e tyre u gjetën dhe mjaft video stërvitje të ushtarëve të ISIS.

7 komente në “Përgjimet e shqiptarëve: Me 50 mijë vetë shkatërrojmë edhe Europën”

  1. loni says:

    Mbeturina Turko – Arabe! Fare e keqe,

    1. a says:

      Keta jane “bijte e Shqopes”, keta jane “trimat atdhetar Koqe Zinj”……Joooooooooooooooooo ore boll me brockulla Atdhetarizmi, jemi te Falimentuar si Komb.
      E vetmia Frik eshte qe (si vegel Islamo-Turke) te mos Infektojme Fqinjet Tane, Ballkanin dhe Europen.
      Do te vije dita qe Fqinjet e Krishtere do na degdisin ne Anadoll si “Plera Islamike” dhe ne do te qahemi perseri duke bere Viktimen…. Urgjentisht Auto Katharsi Intesiv nga ISLAMI o Shqipetare qe te mos shkaterohemi si Komb.

      1. armand says:

        U te dhjefsha fqinjet e krishtere. E kane ndricuar rrugetimin kristian (ortodoks) me vrasjet e femijeve grave dhe pleqve te pambrojtur. Ju jeni per tju shkerdhyer te gjithe pa dallim.
        Ptu plehera,c’keni qe komunikoni ne shqip,
        flisni arabisht e sllavisht si bije kopilesh qe jeni.

  2. Aleksander says:

    C’dreqin kane ne koke ne vend te trurit keta bastarde ?!-A e harruan ate qe hoqen me 1999 nga lufta,harruan kush i shpetoi nga vdekja?!-Dikush duhej t’u kish mesuar Mirenjohjen ndaj miqve tane ne vend te urrejtjes se verber prej idiotesh qe jane…!

  3. Beni says:

    Keto qelbesira meritojne te behen ushqim luanet dhe tigrat e kopshteve zoologjike.

  4. ti je muslimon,mos luaj ''evropianin'',vendi yt eshte ne keli..........allah uakbar! says:

    per gjithe plehrat sunitokomentues : ketu jeni,kjo eshte ADN juaj,gjaxore mos u merrni me Greqine………………

  5. Feja e shqiptarit është shqiptaria... says:

    Ata nuk janë shqiptarë ,janë thjesht shqip folës ,njerëz që duan ti japin një imazh të keq kosoves dhe shqiptarëve kudo që ndodhen në botë , Unë mendoj dhe besoj se do të ishte mire , në të mire të shqiptareve , që kronikat e zeza ,historit me imoralitet , të zënë jo më shumë hapsirë se 0.0001 % të gazetave dhe televizorit thjesh aq sa për informim , se aq janë ata dhe aq meritojn vemendjë në media , hapsirën tjetër të flitet për art kulture , tu kushtohet vemendje atyre që punojn nga mëngjesi në darkë se ata janë njërzit që kondribojnë dhe jane një shembull i mire i shoqerisë dhe jo këta fundërrina ,mire që jan një turp për ne ,po na zënë dhe faqet e para .flm ju që gjetët kohen ta lexoni këtë artikull ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje