Leonard Koka, ndërmjetësuesi i marrëveshjes PS-LSI është mbajtur sot në Komisariatin e Durrësit për rreth 3 orë dhe më pas është njoftuar se ai akuzohet për ‘Kundërshtim të forcave të policisë’.
Duke folur për mediat pas daljes nga komisariati, Koka mohoi kategorikisht këtë akuzë dhe madje hedh akuza të rëndë mbi drejtorin e Policisë së Durrësit Perlat Çullhaj.
Ai shprehet se është shoqëruar për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe medias nga trafiku i drogës.
“Unë nuk kam kundërshtuar asnjë punonjës policie. Dua të them që Perlat Çullhaj më ka shoqëruar vetëm për të tërhequr vëmendjen nga droga që ka kaluar në kufi.
Ma ka bërë edhe një vit më parë. Sa herë kalojnë 2-3 tonë drogë në kufi më shoqërojnë mua për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik. Nuk habitem po të më shoqërojnë prapë”, deklaroi Koka për “BalkanWeb”.
Nard Koka përfundoi sot në polici pas ndalimit të djalit të tij për shkelje të kodit rrugor.
Djali i Leonard Kokës është ndaluar nga policia e qarkullimit rrugor rreth orës 13:30 në rrugën e ish-kënetës të qytetit bregdetar.
Kjo, pasi sipas policisë, Renald Koka ishte me shpejtësi tej normave dhe pa dokumentacionin e duhur.
Djalit të Leonard Kokës iu hoq leja e drejtimit nga patrulla e qarkullimit.
Pas kësaj Leonard Koka u shoqërua për të dalë rreth 3 orë më pas me akuzën e kundërshtimit të policisë.
O tempora o mores
Sa i papergjegjshem ky njeri. Jo vetem qe nuk njeh dhe zbaton ligjin por dhe cpif duke e shkelur me te dy kembet ate. Po pse o popull do te presim te rizgjidhen keta batakcinj ne politike? Prandaj kujdes kur vendosni o popull per te ardhmen.
Lerini more denglat, vazhdoni te beni te fortin! Policia ka ndaluar tet bir per moszbatim te rregullave te qarkullimit, ti ben te fortin, pergjigju para ligjit per shkeljen e pastaj kur t’ja kesh ngene bej padi per shkeljen e ligjit nga ana e kryepolicit te Durresit.
Nuk keni faj ju qe beni te fortin, se jeni perkedhelur shum nga banditet politike ju banditet ordiner!
Per keta plehrat qe shkelin rregullat e qarkullimit apo deri ne vjedhje dhe shkatrrim ja ka fajin policia shteti eshte akuz politike etj etj. Keta plehra si mazllem murrizi koka birisha lulushi like floriri e shume plehra te te gjitha ngjyrave jane te pafajshem.
Asnje koalicion me LSI, e edhe keta jane njesoj si PD-rat e salehut, qe vodhen e vjedhin papushim dhe te akuzojne kur i kap.
edhe une jam baba i nje djali, por une o ti jepja doren policit, qe ja merrte patenten djalit, se ndoshta ate Moment, mund te ma kete shpetuar nga ndonje aksident fatal.
prandaj lefteri koka, ju kundervu Sajmir Tahirit se policia e shtetit, ja u ngushtoi rruget ketyre pederasteve te politikes se LSI-se.
o mafie mos ka patur miell per lsi -ne ai picirruku juaj ne makine kur nuk han hudra nuk te vjen era