Video-ironia: Arratisja e madhe e Melania Trump

5 Prill 2017, 07:52Sociale TEMA

Melania Trump shpesh shfaqet në publik e trishtuar në krah të bashkëshortit të saj, presidentit të SHBA, Donald Trump.

Për këtë arsye, komentues të shumtë në rrjetet sociale kanë shprehur shqetësimin e tyre, se Melania nuk ndihet mirë.

Ndërkaq, dizenjuesi Luke McGarry ka krijuar një video-animacion, e cila ironizon marrëdhënien e çiftit presidencial.

Në të shfaqet Melania Trump, ndërsa përpiqet të arratiset nga rezidenca Mar a-Lago në Florida, por zbulohet në fund nga presidenti.

Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më tepër vëmendje, është se vetë Melania e ka shpërndarë videon në profilin e saj në Instagram.

1 komente në “Video-ironia: Arratisja e madhe e Melania Trump”

  1. polo cuni says:

    Mos u beni merak.
    Do mesohet.
    Ajo ka nevoje per vemendje, do e marri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje