Një vajzë 8-vjeçare është gjetur në një pyll në Uttar Pradesh, Indi, ku mendohet se ka jetuar prej disa kohësh midis një tufe majmunësh.
Ajo ecën me të katër gjymtyrët dhe nuk di të flasë. Në momentin kur u gjet nga një oficer policie, pasi pa për herë të parë njerëz, vajza nisi të bërtiste ndaj miqve të saj majmunë.
Tashmë, vajza gjendet në spital ku është duke u rekuperuar, por ende nuk dihet se si përfundoi në pyll dhe si ka arritur të mbijetojë atje.