Autori i sulmit në Stokholm ishte nga Uzbekistani

8 Prill 2017, 16:20Bota TEMA

Autori i sulmit në Stokholm të Suedisë ku humbën jetën 4 persona është nga Uzbekistani.

Lajmi u dha nga zëvendësprokurori i vendit, Hans Ihrman, i cili sqaroi se personi i arrestuar lidhur me sulmin vdekjeprurës me kamion në Stokholm, është një 39 vjeçar nga shteti i Azisë Qendrore.

Autoritetet suedeze thanë sot se ky person, emri i të cilit nuk është zbuluar, më parë ishte nën vëzhgim të autoriteteve.

Më herët, policia tha se personi i arrestuar si “i dyshuar për krim terrorist” ishte, po ashtu, i dyshuar se dje e kishte drejtuar kamionin në turmën e njerëzve në pjesën qendrore të Stokholmit.

Nga ky sulm nga Drotingatam u plagosën 15 të tjerë.

Kamioni, që ishte rrëmbyer, ka lëvizur më tepër se 500 metra përgjatë shtegut kryesor të këmbësorëve, e pastaj është përplasur në turmën e njerëzve, që ishin jashtë qendrës luksoze të shitjes, Ahlens, aty kah ora 15:00.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

2 komente në “Autori i sulmit në Stokholm ishte nga Uzbekistani”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    ptuuuuuuuuu,kriminel nga soi i Zike camit………………….

  2. Berti says:

    Jo nga Uzbekistani por nga Republika Islamike e Uzbekistanit.
    Këta qelbësira islamikë kanë gjetur Europën e krishterë dhe paqësore dhe livadhisin siç duan vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje