“Një hap larg luftës”: Tensione Rusi-SHBA, bota nën frikën e Luftës së Tretë

8 Prill 2017, 11:12Bota TEMA
“Një hap larg luftës”: Tensione Rusi-SHBA, bota nën

Rusia është tërbuar nga sulmet ajrore të SHBA në Siri.

Kremlini ka paralajmëruar se SHBA është “një hap larg luftës”.

Por pavarësisht kërcënimeve nga Rusia, Trump ka thënë se do të kryejë sërish sulme ajrore kundër aleatit të Putin, Bashar al Asad.

Kryeministri rus Dmitry Medvedev, denoncoi SHBA se ka sulmuar ‘qeverinë legjitime të Sirisë’ dhe se ka shkelur ligjin ndërkombëtar të luftës, pa miratimin e OKB-së.

Medvedev tha se Rusia pati shpresa të mëdha tek Donald Trump, pas fjalimit të tij gjatë ceremonisë së përurimit si president.

Por sipas tij, Trump është duke vepruar si paraardhësi i tij.

Sipas Medvedev, në vend që të sulmojë armikun e madh të përbashkët, ISIS, SHBA sulmoi qeverinë legjitime siriane.

Por menjëherë pas deklaratave të Medvedev, Trump deklaroi se do të urdhëronte sulme të tjera ndaj regjimit sirian, pas vrasjes së njerëzve të pafajshëm me armë bërthamore.

Zyrtarët amerikanë thanë se sulmi ishte hakmarrje për përdorimin e armëve kimike të Asadit dhe do të “pengojnë” krime të mëtejshme.

Ambasadorja amerikan në OKB, Nikki Haley, tha se vendi i saj kishte marrë “një hap shumë të matur ‘.

Ajo shtoi: “Ne jemi të përgatitur për të bërë më shumë, por ne shpresojmë se nuk do të jetë e nevojshme.”

Vladimir Putin dje ndërkohë, denoncoi sulmet raketore amerikane, si një akt i paligjshëm agresioni kundër një kombi sovran.

Presidenti rus i zemëruar iu përgjigj sulmit kundër aleatit të tij, duke devijuar luftanije Admirali Grigorovich për të mbrojtur bregdetin sirian dhe duke u zotuar për të forcuar mbrojtjet raketave të Assad kundër sulmeve të mëtejshme dhe bombardimeve.

Ai gjithashtu pezulloi një linjë telefonike ushtarake të njohur si ‘deconfliction line’, e cila është projektuar për të shmangur goditjet në ajër dhe konfrontimet midis avionëve luftarakë rusë dhe amerikanë, mbi vendin e shkatërruar nga lufta.

Sulmi me raketa erdhi pasi forcat qeveritare të Assad përdorën sërish armët kimike kundër civilëve, duke shkaktuar më shumë se 70 të vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje