Pas kapjes së 12 tonë kanabis largime në komisariatin e Përmetit

9 Prill 2017, 15:05Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka shkarkuar nga detyra një serë personash përgjegjës në policinë e Përmetit lidhur me sekuestrimin e një sasie të madhe droge.

Zëdhënësi  i Policisë së Shtetit Gentian Mullai informoi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shkarkuar 2 efektivë dhe ka përjashtuar nga radhët e policisë një tjetër. Ndërkohë që ka nisur hetimi disiplinor ndaj tre drejtuesve të Policisë së Gjirokastrës dhe Përmetit. Po kështu hetim disiplinor edhe për drejtorin e Policisë së Gjirokastrës Fatmir Hoxha.

Deklarata e plotë

Konferenca për media e zëdhënësit të Policisë së Shtetit Gentian Mullai për operacionin antidrogë të zhvilluar në Përmet – 9 prill 2017:

Në datë 07.04.2017,  Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme pas informacionit të administruar se në një ish-depo të Rezervave të Shtetit mbi fshatin Pagri të rrethit Përmet ishin grumbulluar sasi të konsiderueshme  lëndë narkotike, bashkërendoi punën me strukturat e Drejtorisë së Policisë së Shtetit për verifikimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në zbatim të planit të përbashkët operacional të hartuar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe SHÇBA në datën 08.04.2017 u realizua me sukses operacioni i koduar “Pagri 2017”.

Si rezultat i këtij operacioni rezultoi se në njërën nga tre depot u gjet e ambalazhuar në thasë plasmasi një sasi prej 11650 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Pas konstatimit menjëherë është vënë në dijeni dhe njoftuar  Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, mbi lëndën narkotike të gjetur.

Në këtë kuadër u kryen një sërë veprimesh procedurianele dhe hetimore, si kqyrja e vendit të ngjarjes dhe sekuestrimi i lëndës narkontike të konstatuar, verifikimi i poseduesve dhe gjithë veprimeve të tjera të kundraligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera në vendngjarje u bë ndalimi i shtetasve:

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

Ndalimi i këtyre shtetasve si dhe shpallja në kërkim e shtetasit tjetër u bë për arsye se ata, nga provat e grumbulluara rezulton se i kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë e tyre.

Gjithashtu në vijim të veprimeve është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri, shtetasi:

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë dërguar në Prokurori për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 283/2  i Kodit Penal.

Në ngarkim të shtetasit Koço Zaimaj, për veprat penale “Shpërdorimi i Detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit” të parashikuara nga neni 248 dhe 300  i Kodit Penal.

Njëkohësisht me veprimet proceduriale, në lidhje me rastin e konstatuar pas zbulimit të sasisë me bimë narkotike, me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar procedimin disiplinor për punonjësit e Policisë në strukturat vendore të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër si dhe të  Komisariatit të Policisë Përmet.

Sipas detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, duhej ushtruar kontroll në sera diellore, tunele të braktisura, ish-magazina të Rezervave shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm për përdorim nga grupet kriminale.

Pavarësisht hartimit të planeve të veprimit si dhe ngritjes së grupeve të kontrollit, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Përmet dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër nuk janë ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet e përcaktuara, përfshirë edhe magazinat në fshatin Pagri.

Nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Përmet, si struktura përgjegjëse për kontrollin e territorit nuk është marrë asnjë informacion policor për kultivim, përpunim, grumbullim të lëndëve narkotike për vitin 2017 në territorin e Bashkisë Përmet.

Nga analiza e bere ne Drejtorine e Policise Shtetit mbi kete çeshtje, u konstatuan nje sere shkeljesh te karakterit administrativ dhe disiplinor nga punonjes te strukturave te policise ne Komisariatin e Policise Përmet dhe Drejtorine e Policise Vendore Gjirokastër, per te cilet ne baze e per zbatim te Ligjit per ‘Policine e Shtetit’ si dhe Rregulloren e Policise, me Urdher te Drejtorit te Policise se Shtetit u moren masat disiplinore:

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përmetit vijon hetimin për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale dhe subjketeve të saj, të grumbullimit, mbajtjes dhe trafikimin e lëndës narkotike zbuluar dhe sekuestruar në datën 8 prill 2017 në Pagri të Përmetit.

4 komente në “Pas kapjes së 12 tonë kanabis largime në komisariatin e Përmetit”

  1. dhembeli says:

    Ju veme ne dijeni se Zona e Pagrise Permet eshte bastion i LSI Edhe kjo lende Narkotike i perket bandave te LSI.
    Per sa i perket emrave te personave ,jane simpatizante te LSI

  2. korabi says:

    Mendimi tim dhe munt te jete e vertete kjo shume kaq e madhe lende narkotike duhet te kete nje perfshirje te madhe njerezish,qe e kane mbjelle,i kane sherbyr deri ne vjelje,trasport e magazinim,sigurisht qe duhet te jete nje ndermarje e vogel . Mendoj qe udheheqesi i kesaj pune te jete LSI si kudo.Ne vendet qe del paraja per te mbajtur gjalle me lek gjithe simpatizantet e LSI ,se pa lek nuk u shkon askush nga mbrapa.
    Ketu duhet nje dore e sigurte hetimi,.Jo te rralla jane rastet qe jane kapur me lende narkotike,si keshilltari i Likes, Balili kryesori e gjithe mafia me Liken ne krye. U zhdukte kjo fare e keqe,keta cibane qe po e shkaterojne kete vend .

  3. Moisi Golemi says:

    Te gjithe keta jane njerezit e LSI. Te presim reagimin e Likes.

  4. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    laro,laro dhe perseri laro muslim’s…………….kjo fare e keqe turkoshakesh nuk njef limit ne krim,narkotik,prostitucion,pedherastia,homo,perdhunim,grabitje,mashtrim,pabesi,degjenerim,pafytyresi etj,etj………..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje