Kreu i policisë së Tiranës jep detajet e vrasjes së ish-shefit të policisë së Vlorës

8 Prill 2017, 21:44Kronika TEMA

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, ka dhënë detaje mbi ekzekutimin e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Sipas Hodajt, dyshohet se shkak i vrasjes të jetë bërë hakmarrja.

Në janar në vitit 2005, kur Cuku ishte shef i komisariatit 4 të Tiranës, një i ndaluar ka vrarë veten.

Në atë kohë familjarët, por edhe deputetë të opozitës, akuzuan shefin e policisë se ushtroi dhunë ndaj tij, që e çoi deri në humbje të jetës.

Sipas hetuesve dyshohet se kjo ngjarje është bërë shkak që të ekzekutohej Cuku.

Hodaj tha se shumë shpejt ngjarja do të zbardhet.

“Në lidhje me ngjarjen, në sallën operative rreth orës 20:00 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri.

Kanë shkuar menjëherë shërbimet në vendin e ngjarjes, ku kanë kosntatuar vrasjen e ish-punonjësit të Policisë, Artan Cuku, rreth 40 vjec.

Te shtenat kane qene fatale per jeten, nuk ka pasur mundesi per transport ne spital.

Eshte krijuar menjehere grupi hetimor”, tha Hodaj nga vendi i ngjarjes.

Drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj ne vendin e ngjarjes.

Mesohet se kane qene 2 autorë, që të 2 besohet nën 30 vjeç.

Vrasësit e Artan Çukut kanë përdorur një motorr me te cilin po e prisnin viktimen dhe me pas jane larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai mesohet se eshte qelluar me 5 plumba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje