Policia e Beratit ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi ka ngacmuar seksualisht një grua 19 vjet më të madhe në moshë se ai.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Çlirim”, kur S.T., 33 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka ngacmuar seksualisht 52-vjeçaren M.M., banuese në Berat.
Gruaja ishte duke ecur në rrugë, kur S.T. ka nxjerrë duart nga makina dhe ka nisur ta prekë në pjesët intime.
52-vjeçarja ka vrapuar për t’u larguar, duke u drejtuar për në polici, ku denoncoi 33-vjeçarin, i cili banonte në një lagje me të.
Kjo bëri që ai të arrestohet nga policia, nën akuzën e ngacmimit seksual.