Lufta kundër trafikut dhe krimit, Xhafaj pret delegacionin e BE: Asistencë e mbështetje për Policinë

5 Prill 2017, 22:02Kronika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj priti sot një delegacion të BE-së të kryesuar nga Eduart Auer, shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të lartë të Brukselit si dhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj prezantoi prioritetet e detyrës së tij dhe masat e pritshme në këtë kuadër. Përfaqësuesit e BE-së vlerësuan qartësinë e prioriteteve dhe veçanërisht miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Ata përshëndetën reagimin e ashpër të autoritetit, në rastin e ditëve të fundit në Policinë e Kurbinit, ku u ndëshkuan disa oficerë policie pas zbulimit të një parcele me bimë narkotike.

Delegacioni i Bashkimit Europian premtoi përshpejtim të asistencës dhe mbështetje me pajisje te teknologjise së lartë për Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Në takim u ra dakord gjithashtu për një koordinim të asistencës dhe përfaqësive të tyre në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje