Britania do dërgojë ekspertë në Shqipëri për të luftuar krimin

5 Prill 2017, 13:51Kronika TEMA

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako u takua sot me ministrin britanik të shtetit për Sigurinë, Ben Wallace, ku të dy vlerësuan bashkëpunimi policor mes dy vendeve.

Wallace deklaroi se Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë për të mbështetur policinë shqiptare në luftën kundër grupeve kriminale.

“Mbretëria e Bashkuar është e vendosur të mbështesë dhe të forcojë bashkëpunimin me Policinë Shqiptare. Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë për të mbështetur Policinë Shqiptare në luftë kundër grupeve kriminale. Shkëmbimi në kohë reale i informacionit mbi grupet kriminale është një tjetër tregues i bashkëpunimit mjaft pozitiv mes dy policive”, tha Wallace.

Ndërsa z. Çako nga ana e tij u shpreh se policia është e fokusuar në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, pastrimit të parave, krimit kibernetik, sekuestrimin e aseteve kriminale të grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, kundër terrorizmit dhe radikalizmit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje