Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, dënohet ish-kryeinspektoria

3 Prill 2017, 14:05Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës  ka shpallur fajtore ish­-kryeinspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, për shpërdorim të detyrës.

Golemi u akuzua për këtë krim pas skandalit të vitit 2014 ku u vodhën 713 milion lekëve nga arkat e Bankës së Shqipërisë.

Mësohet se prokuroria kërkoi 3 vite burg për Golemin, por gjykata e dënoi me 2 vite burg, dënim i cili u konvertua në dy vite shërbim prove dhe dy vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Sipas Prokurorisë, Elvira Golemi nuk ka monitoruar siç duhet lëvizjet në arkën e bankës, nga ku u morën 713 milion lekë nga ish punonjësi i bankës Ardian Bitraj.

Më herët, për këtë ngjarje u ndalua edhe ish-­guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, por ky i fundit u shpall i pafajshëm dhe u dëmshpërblye me 56 paga mujore.

3 komente në “Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, dënohet ish-kryeinspektoria”

  1. vlora.vlora says:

    a u qifsha robt ,po u denua njeri nga gjithe ajo vjedhje o moterqirat e drejtesise

  2. Bato says:

    “Drejtesia” eshte nje luks qe e perfiton vetem kasta e larte. Madje edhe demshperblehet per “shqetesimin”

  3. erzen says:

    Kjo zonja dënohet, Fullani shpërblehet, kjo quhet drejtësi. Po blerjen e hotel ”Dajti” nga banka pse nuk e heton prokuroria, sepse u krye vetëm që qeveria të mbushte arkën ngaqë nuk mund të merrte borxhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje