Ju kujtohet kënga “Criminal” e Britney Spears, “Mami kam rënë në dashuri me një kriminel”?
Versioni i saj shqip i korrespondon jetës reale të një vajze nga Kamza, që në emër të dashurisë bënte vjedhje spektakolare me një grup djemsh, ku pjesë e tij ishte dhe i dashuri, Fatjon Bushgjokaj.
Në dëshminë e saj para grupit hetimor, Kristina Pjetri, 22 vjeç, u shpreh se ka kryer tre vjedhje brenda ketij viti, 2 në mars dhe një në prill.
Gjithçka thotë ajo e ka bërë nga dashuria që kishte për Fatjonin, dhe pse me të kishte vetëm dy javë e lidhur.
“Kam marrë pjesë në 3 vjedhje në 29 mars dhe dy në 1 prill. U binda nga Fatjoni, i dashuri im pasi e doja shumë. Kisha rreth dy javë që isha lidhur me të, por e doja”, mësohet të ketë thënë vajza para hetuesve, raporton Report TV.
Ajo dëshmon në Polici vendimet që ndërmori më pas, por duke shprehur në fund keqardhje për grabitjet.
“Në grabitjen e fundit pamë që po na ndiqte dikush dhe menduam se ishte policia. Por pasi u larguam menduam se shpëtuam.
Kur u larguam i thashë Fatjonit se nuk mund ta bëjmë më këtë gjë. Nuk doja të isha më pjese e atyre veprimeve. U kërkoj falje 3 burrave që i mashtrova, por e bëra vetëm për Fatjonin” u shpreh ajo.
Historia e saj përkon me fabulën e këngës së Britney Spears ku një vajzë pasi lidhet me një hajdut, e verbuar nga dashuria ndaj tij bëhet palë me djalin duke bërë grabitje spektakolare.
Fundi i saj është më i lumtur se i Kristinës që u arrestua nga Policia, pas denoncimeve që qytetarë të ndryshëm bënë ndaj vajzës dhe miqve të saj.
Kristina, vajza hajdute që falej te Kisha e Laçit
Bjonde, me sy të bukur, trup të rregullt, Kristina me një fytyrë engjëllore nuk është një vajzë që kalon lehtë pa vëmendjen e djemve.
Kjo ndoshta është nuhatur nga Fatjoni që e ka pikasur që ajo mund të ishte karrem i lehtë për të grabitur burrat.
Vajza pasi u kërkonte hua telefonin meshkujve në rrugica të vetmuara duke u thënë që duhet të bënte një telefonatë urgjente. Për të qenë sa më e vërtetë ajo madje sajonte një histori dhe qante.
Sapo në rrugë mbeteshin ajo dhe i zoti i telefonit, menjëherë aty shfaqeshin 3 djem të palestruar që dhunonin të zotin e telefonit, duke i marrë aparatin celular, varëse, ora, portofol, e cdo send të çmuar që ai kishte me vete.
Por vërtet ta ketë bërë Kristina nga dashuria veprimin?
Në profilin e saj në Facebook, me një emër të rremë ajo publikon foto të sajat në Kishën e Laçit.
Para se të njihej me Fatjonin, vitin e kaluar në foto që ajo ka publikuar vihet re se shkonte shpesh në Kishën e Laçit.
Burg te mbare moj cupe….
falej per mekatet qe bente