Prokuroria e Tiranës ka vënë nën hetim një noter pasi ka falsifikuar dokumentacionin gjatë ushtrimit të punës së tij.
Shtetasi i identifikuar si Lek Vatnikaj ka pranuar të lëshojë një deklaratë pa praninë e personit që ka bërë deklaratën.
Në gjurmët e këtij mashtrimi ka rënë Ded Nimani, i cili po vuan dënimin me 9 vite burg për trafik droge.
Largimi i bashkëshortes bashkë me të bijën drejt Italisë pa i marrë leje e kanë bërë të dyshojë se dikush kishte shkelur ligjin.
Pas kësaj, ai ka dorëzuar një kallëzim nga qelia, sepse siç pretendonte, nuk kishte asnjë mundësi të paraqitej te noteri në Tiranë për të nënshkruar një deklaratë, në të cilen të binte dakord për të bijën për të udhëtuar jashtë Shqipërisë.
Mësohet se në përfundim të hetimeve, Prokuroria e kryeqytetit dërgoi si të pandehur bashkëshorten e Nimanit, shtetasen M. Nimani dhe noterin Lek Vatnikaj, që të dy nën akuzë për falsifikim dokumentesh.
Në kërkesën për gjykim përmendet se, bashkëshortja e të dënuarit kishte paraqitur një prokurorë, në të cilën avokati lejohej të përfaqësonte interesat dhe vullnetin e Nimanit. Por pas veprimeve hetimore, sipas prokurorëve, avokati kishte të drejtë ta mbronte të dënuarin vetëm për çështjen penale për të cilën ishte arrestuar dhe për asnjë çështje tjetër.
Më tej, i pyetur nga prokurorët, noteri Vatnikaj ka pranuar se deklarata noteriale ishte firmosur pa praninë e babait të vajzës.
Sipas tij dokumentin ia kishte dërguar të interesuarit më herët nëpërmjet avokatit që sipas tij kishte autorizimin.
Ndërkohë, prokurorët thonë se noteri kishte për detyrë të verifikonte vullnetin e të dy prindërve, sikurse e kërkon edhe ligji.
Ata argumentojnë se me aktin noterial ku nuk është hedhur firma e të atit, është lejuar kalimi në kufi i të miturës dhe më pas qëndrimi për disa ditë në vendin fqinj.
Ku pyet noteri per akuze?ai e ka blere ligjin me kohe.Prokurori e takon vete ate dhe e meson se si te reagoje.Vendi i cudirave shqiperi nuk behet.Cdo shqiptar me mend ne koke e kupton kete.