Avokati i Ermal Hoxhës refuzon seancën në 11 Prill: E kemi ditë zie, ka vdekur Enveri

6 Prill 2017, 16:11Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë në datën 11 prill seancën e saj të rradhës për çështjen “Xibraka”, ku mes 9 të arrestuarve është edhe edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, i akuzuar për “Trafik droge” dhe pjesë e “grupit të strukturuar kriminal”.

Seanca e rradhës u shty për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues, i cili kishte njoftuar më herët mos praninë e tij për arsye shëndetësore.

Por “BalkanWeb” mëson se vendimi për të lënë në 11 Prill, seancën pasardhëse nuk është pritur mirë nga Kosta Basha, avokati i Ermal Hoxhës.

“Seancën nuk mund ta lini dot në datën 11 prill sepse atë ditë klienti im e ka ditë zie”, – ka deklaruar ndër të tjera ai, duke nënkuptuar pikërisht përkujtimin në këtë datë të vdekjes së diktatorit Enver Hoxha.

Nipi i Enver Hoxhës u arrestua si pjesë e bandës së trafikut të drogës pasi më parë ishte filmuar nga agjentët e policisë në laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit.

Ai kishte vizituar vendin ku përpunohej pluhuri i bardhë dhe kjo e ka implikuar. Në shtëpinë e vjehrrit në Durrës, u gjend edhe automjeti i tij tip “Volvo” me ngjyrë blu, e cili iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga ana e specialistëve të antidrogës.

1 komente në “Avokati i Ermal Hoxhës refuzon seancën në 11 Prill: E kemi ditë zie, ka vdekur Enveri”

  1. ISH ANTIENVERIST-2 says:

    Kam qene jam dhe do te jem antienverist

    por kur shikoj qe baroni i vertete i droges (i vertetuar nga izet haxhia)

    shkelzen berisha qe arriti te kercenoje me jete gjeneral luan hoxhen dhe ambasada amerikane ne vend te kerkoje arretimin e terroristit shkelzen bisha…i jep vize gjeneralit..

    me pak fjale:

    menyra e arrestimit te nipit enver hoxhes

    eshte nje rast i nje antikomuzmi kanibal dhe dihet kush ”
    elezbiberista”
    fshihet pas ketij terrori mediatik qe po ja kolojne dhe ate nazist

    turp kanibale…te biberizuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje