Sherri me armë në Elbasan, gjithçka nisi me "Pse me sheh"

8 Prill 2017, 09:32Kronika TEMA

Sherri me armë mes dy grupe të rinjsh nisur për motive banale për pak përfundoi në tragjedi. Ngjarja ndodhi në një restorant, në periferi të qytetit të Elbasanit, në përfundim të superstradës për në Metalurgji.

Dy grupet që po drekonin veçmas, fillimisht kanë debatuar dhe i janë hakërryer njëri-tjetrit me fjalë e më pas kanë dalë për t’u sqaruar në ambientet e jashtme të restorantit, në zonën e parkimit, ku nisën dhe të shtënat e armëve.

Mësohet se dy kushërinjtë, K. Gjini dhe A. Gjini, kanë qenë bashkë me një mikun e tyre duke drekuar. Në të njëjtin lokal drekonin edhe një grup tjetër personash, mes tyre edhe H. Çopja.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë deklaruar në polici se mes dy grupeve ka nisur një debat verbal me fjalë në distancë nga tavolina në tavolinë, raporton Panorama.

Më pas, dy kushërinjtë, të cilët prej vitesh janë rezidentë në Angli, kanë dalë jashtë dhe të dyja grupet kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin me grushte, si edhe me mjete të forta.

Nga hetimet e Policisë mësohet se shkak për nisjen e konfliktit kanë qenë pikërisht dy kushërinjtë Gjini, të cilët rreth një muaj më parë janë kthyer nga Anglia për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Këta të fundit, sipas dëshmive, janë sjellë me superioritet karshi grupit tjetër, duke ngritur zërin dhe ekspozuar paratë e vëna në emigracion e makinat.

Kjo ka “xhelozuar” grupin e ulur në tavolinën pranë tyre, ku fillimisht ka nisur debati në formën “pse më sheh” e më pas gjithçka përfundoi me grushte e armë.

Pasi kanë dalë jashtë restorantit, grupi i H. Çopjes kanë nxjerrë të parët armët dhe më pas edhe grupi i A. Gjinit, ku kanë nisur të qëllojnë në drejtim të njëri-tjetrit. Konkretisht janë plagosur me armë zjarri shtetasi K. Gjini, si dhe H. Çopja.

I plagosur me mjete të forta ka mbetur edhe A. Gjini. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Policia, e ndodhur në vendin e ngjarjes, brenda pak minutave ngriti pikat e kontrollit dhe më pas ka konstatuar se në konflikt ishin përfshirë 4-5 persona.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar më shumë se 20 gëzhoja arme të tipit pistoletë. Mësohet se Çopja ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa K. Gjini, sipas mjekëve, ka një plumb shumë pranë kokës, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

2 komente në “Sherri me armë në Elbasan, gjithçka nisi me “Pse me sheh””

  1. bibi says:

    tani ti harxhojne ato paret qe kane fituar ne angli per te paguar gjykatesit.. se pa nja 3 vjet burg nuk dalin..

  2. emigranti says:

    Injoranca nuk ka brire, por shitje mend dhe hakerrim duke treguar forcen e muskujve dhe jo aresyen.
    Dhe ja perfundimi.
    Ne shekullin e XI filozofi dhe poeti i madh pers Sadi do thoshte : ” nuk zihen kurre dy njerez me tru, as nje i mencur me nje mendjehu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje