Një pamje krejt e pazakontë është ajo çfarë ka ndodhur pak ditë më parë në metronë e New York-ut, në SHBA.
Në stacionin Woodlawn, një gruaje i ka ngecur koka midis dyerve të metrosë.
Megjithatë, ajo duket mjaft e qetë dhe nuk kërkon ndihmë. Por, videoja ka krijuar indinjatë tek komentuesit në rrjetet sociale, për faktin se në të shihen disa kalimtarë, të cilët kalojnë fare pranë saj dhe as nuk denjojnë ta ndihmojnë.
Pas disa çastesh, dyert janë hapur sërish nga punonjësit e metrosë dhe gruaja ka arritur të largohet pa asnjë dëmtim serioz. Ndërkaq, shërbimi i metrosë e ka cilësuar ngjarjen thjesht si një incident fatkeq.
Bo bo, cfare “skandali”
Sa për informacion, treni i metrose së New York nuk niset pa u mbyllur të gjitha dyert PLOTËSISHT. Edhe pamja nuk është e pazakontë. Ka njerëz që fusin dorën apo këmbën midis dyerve, në mënyrë që të kapin trenin…rrjedhimisht, ka vonesa.
Dhjefsha NY city, qytet I shemtur, njerez pa shpirt
Kjo ndodh me dhjetra here ne dite ,ne te gjitha metrot e botes.
Kalimtareve nuk ju ben pershtypje se e dine se portat do hapen perseri,
se treni nuk niset pa u mbyllur te gjitha dyert,me ben çudi perse drejtuesi i trenit
e ka vonuar kaq shume rihapjen e dyerve.
Kjo eshte shoqeria e sotme humanitare qe shkojne aty dhe s’japin asnje ndihme, bile as me sy nuk e shikojne. Pra, le te vdes kush te doje, vleren e njeriu qe ne fakt nuk mund te shprehesh se njeriu ka vlere se jeta eshte e pazevendesueshme, nuk mund ta krahasosh as me nje send te dores dyte. KJo edukohet sot.