Kodheli-Ademit: Ura e Bunës s'ështe pronë e Ministrisë së Mbrojtjes. Ekspertët e FA ia janë përgjigjur bashkisë Shkodër. Rezultatet i ka në tavolinë, ende s'ka kërkuar ndërhyrjen

8 Prill 2017, 16:16Sociale TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i është përgjigjur deklaratave të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi lidhur me përplasjen e saj me kryeministrin Edi Rama, sa i takon rikonstruksionit të Urës së Bunës.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Mbrojtjes thekson se Ura nuk është në pronësi të kësaj ministrie, ndërsa sqaron se FA­të kanë ofruar ekspertizën për riparimin e saj

Ministria e Mbrojtjes nuk ka asnjë detyrim të ndërtojë ura, edhe pse vullnetarisht i jemi përgjigjur kërkesave të pushtetit vendor duke ndërhyrë për ndërtimin e tyre kudo ku vlerësohet se i shërbejnë lëvizjes strategjike.

Përsa i përket urës së Bunës në Shkodër bëjmë me dije se ajo nuk është pronë e Ministrise së Mbrojtjes.

Pavarësisht kësaj, ekspertët xhenierë të Forcave te Armatosura i janë përgjigjur bashkisë Shkodër në kohë rekord, duke bërë verifikikimin dhe evidentimin e nevojave për riparimin e kësaj ure.

Rezultatet e këtij rikonjicioni i janë paraqitur kryetares së bashkisë nga ekspertët e FA dhe ekspertët e bashkisë, të autorizuar prej saj për të bërë evidentimin e problematikës.

Nga ky moment mbetet në detyrimin e bashkisë Shkodër të vendosë nëse kërkon ndërhyrjen e Forcave të Armatosura ose jo për ndertimin e saj.

Detyrim i cili deri tani ka qëndruar në heshtje nga drejtuesit e bashkisë.

Edhe njëherë tjetër Forcat e Armatosura sigurojnë opinionin publik se do te vijojnë të jenë pranë tyre në çdo rast kur lipset ekspertiza dhe kapacitetet e tyre“, reagon Ministria e Mbrojtjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje