E frikshme, gruaja për pak sa nuk shtypet nga treni

8 Prill 2017, 08:57Sociale TEMA

Trenat e rinj elektrikë në Zelandën e Re janë dizenjuar për të bërë sa më pak zhurmë.

Por, ndonëse kjo mund të jetë mjaft positive për banorët e zonave pranë këtyre linjave, mund të jetë gjithashtu edhe e rrezikshme për këmbësorët.

Në një video të bërë publike, tregohet momenti kur një grua kalon shinat dhe për pak sa nuk shtypet nga treni.

Sinjalet paralajmëruese me drita janë të ndezura dhe gruaja shikon në krahun e djathtë, nëse ka ndonjë tren duke ardhur. Kur mendon se rruga është e lirë, ajo vendos të kapërcejë shinat.

Por, vetëm pak pasi ka kaluar në anën tjetër, nga krahu i majtë vjen treni, që për pak sa nuk e ka shtypur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje