Kulla 250 milionë dollarëshe në Tiranë. Projekti, në fund të bulevardit të ri

7 Prill 2017, 20:21Sociale TEMA

Qeveria ka miartuar një projketligj i cili synon negocimin e një kontrate investimi prej 250 milionë dollarësh nga një kompani private nga Dubai, e cilia ka shprehur interes për ndërtimin e një kulle në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës.

Investitori quhet “Al Habtoor Investment LLC”, kurse projekti “Kulla Ikonike e Tiranës”.

Sipas relacionit të qeverisë, në kërkesën e interesit nga ana e kësaj kompanie është kërkuar transferimi pa kosto dhe në pronësi i një sipërfaqeje prej 25.000 m2, të një parcele trekëndore në zgjatim të bulevardit të ri në Tiranë në këmbim të ofrimit të një sipërfaqeje ambientesh për Bashkinë e Tiranës.

Po ashtu kërkohet përjashtimi nga taksat doganore, TVSH-ja, tatimi mbi fitimin apo çfarëdolloj takse tjetër mbi kapitalin për 15 vjet nga fillimi i veprimeve tregtare.

Nisur nga sa më sipër dhe përfitimet që përfaqëson realizimi i këtij projekti për ekonominë shqiptare, por dhe për të qenë transparentë me këtë proces, me anë të këtij ligji kërkohet tagri për fillimin e negociatave me kompaninë e arabe me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të favorshme për të dyja palët.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Ministria e Financave, Bashkia e Tiranës dhe Avokatura e Shtetit.

“Al Habtoor Investment” është pjesë “Al Habtoor Group”, i themeluar nga sheiku Khalaf Ahmad Al Habtoor. Aktualsiht ajo ka disa investime të rëndësishme në Dubai dhe zotëron 7 prona luksi, kryesisht hotele në Vjenë, Budapest, Londër, Beirut dhe në Springfilld të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (TCH)

9 komente në “Kulla 250 milionë dollarëshe në Tiranë. Projekti, në fund të bulevardit të ri”

  1. Projekti says:

    Shpresojme qe investitoret arabe qe do te vijne ne te ardhmen per te investuar nuk do te keqtrajtohen si sipermarresi libanez para ca kohesh, qe u godit me shkop bejzbolli pse do sillte nje investim qindra milione euro ne turizmin shqiptar.

    1. Tropojani says:

      Libanezi nuk kishte para. Kishte 10 vite qe perpelitej dhe mund te ishin investuar 200 million euro qe pastaj na shkoi 400 million dhe pastaj 1miliarde.

      Investime ne resorte turistike po I bejne vet shqiptaret. Ne VELIPOJE sapo mbaroi nje Investim shqiptar 65 mil euro dhe Zamir mane sapo mbaroi reaortin after Dhermiu te tek “Rrruget e Bardha” prej qindra million euro.

      Behxhet Pacolli po investon 1.6 miliarde euro ne super resort ne Divjake.

      1. Projekti says:

        Nuk kishte para libanezi? Mos beso thashethemexhinjte dhe dizinformuesit qe veprojne me kostumin e gazetarit. Libanezi eshte perfaqesues i kompanise OMNIX, e njohur per investimet serioze ne turizem. Pervec kesaj, pse duhej ta rrihnin? Pervec aspektit human dhe ligjor, dhunimi i sipermarresve demton imazhin e Shqiperise tek investitoret. Dhe ky rast, ashtu si raste te tjera te ndodhura ne Shqiperi, u perhap nga te kater anet nga mediat nderkombetare. Sa per investimet shqiptare ne turizem, ato nuk jane te duhurat per ne. Turizmi ne Shqiperi duhet te zhvillohet sipas modelit te tajonit francez Provance-Alpe-Cote Azzure dhe provinces turke te Antalias. Me resorte turistike dhe hotele. Ndersa investimet e shqiptareve, qe nuk kane asnje eksperience ne kete fushe, jane fshatra turistike, pra vila dhe ndonje hotel tek tuk. Fshatrat turistike dihet boterisht qe nuk i ofrojne dot standartet dhe sherbimet e resorteve apo edhe hoteleve. Edhe punesimi eshte shume me i vogel, ndersa parate qe shpenzojne turistet e huaja jane pothuajse zero.

  2. Aleksander says:

    Mos qofte si porti i Karpenit ne Kavaje…5 miliarde euro…pordhe me rigon !

  3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    nga arabet e Duba-it per arabet shqipfoles…………allah uakbar!

  4. Ilir says:

    A do e boni tironen per shqiptare apo vetem per ato qe Kan lek dhe shqiptar nuk jane,behuni nje cik patriot dhe Mos Mendoni vetem per lek

  5. Qarri i zigurit says:

    Po i pastroka paret zeni me fazlliqin me kte investim.
    Ti i nxjerr nga dera, ata te hyjn nga pengjerja.
    Tubestrafullah

  6. Nazi says:

    Hapni fabrika o të çmendur? Shpërlarje e ndyrë

  7. Junior says:

    Ky po investoka 250 milione dhe qenka i frikur nga tatim fitimi i shtetit shqiptar (?!), po cfare mender miljoneri apo sheiku qenka ky,ky investim nuk me bind eshte thjesht si ajo gozhda e nastradinit qe do tu krijoje mundesine qe me pretekstin e investimit per kullen tu mundesohet hyrja ne Shqiperi lloj lloj zhapzinjve te panjohur qe do te jete e veshtire te kuptohet ,per cfare vijne dhe me c fare merren,per mendimin tim nuk na duhen keto palo investimesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje