Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate.
Socialistët e kanë cilësuar të tepëruar kërkesën e Ministrisë së Transporteve që drejtohet nga LSI, për shtesën e kontratës për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Replika ndërkohë ka pasur edhe mes Pandeli Majkos dhe Tom Doshit, të cilët u përplasën edhe në mbledhjen e mëparshme.
Debati
Pandeli Majko: Duam shpjegime te qarta, kush mban pergjegjesi per kete shtese kontrate qe shkon mbi 20% te vleres se rruges. Ceshte kjo vlere 35 milion dollare per 4 kilometra rruge. Duam sqarime me ze dhe figure.
Specialisti i ministrise se Transporteve: Ka patur 5 rreshqitje ne rrugen e Ibes dhe skarpatat qe do behen do jene deri ne 700 metra. 35 milion dollare duhen vetem per segmentin e pare te kesaj rruge.
Dash Peza: E gjej te pabesueshme te vish dhe te thuash qe dua shtese kontrate se na kane dale situata te paparashikueshme. Me duket e pabesueshme. A keni bere studime per kete projekt? Do mbani pergjegjesi per ato qe do thoni ketu.
Tom Doshi: Ju jeni parti e 20%..
Vasilika Hysi: Zoti Doshi jo keshtu..
Majko: Tomë nje minut se do flas une..
Doshi: Mos me thuaj Tomë, por Zoti Doshi.
Majko: Ke te drejte.
Replikat Majko-Doshi mbledhjen e kaluar
Pandeli Majko: Në diskutimin që ne bëmë me përfaqësuesit e EURALIUS, dhe unë dëshiroj të ruaj opinionin tim që ILDKP nuk duhet të merret me sektorin privat në mënyrë të prerë.
Tom Doshi: Pandi, kisha….
Pandeli Majko: Unë jam zoti Majko…
Tom Doshi: Po mirë mo, zoti Majko, Pandi, se kolegë jena. Zoti Majko, nuk jam dakord me ty, sepse e mira është që edhe në të ardhmen të futen subjekte të tjera private. Mos ta bajmë vendim strikt. Se këta janë institucioni ma i korruptuar në vend, deklarimi i pasurive. Kryeinspektori është njeriu më i korruptuar që është në Shqipni.
Per kete rruge duhet te shkoje ne Prokurori porositesi fillestar i saj, sali berisha dhe te tjere poshte tij.
Rruga fillimisht do behej mga baldushku po ajo ishte rruge fushore dhe pa tunel keshtu qe u la menjane. e mbani mend politiken e rrugeve sa me te shkurtera qe thoshte saliu ? keto rruge te dalin me gjate.
do bente dhe boshtin e jugut nga kucova e berati deri ne memaliaj.
35 mil euro jane pak, se fillimisht u kerkuan 60. vend hajdutesh..
I madh Toma, me falni zoti Doshi desha te them
Hm… Edhe pse PS i devijoi parate e projekteve ne qendrat e qyteteve per tju shmangur gllaberimit te fondeve nga ministria e rrugeve dhe transportit te LSIse, prape Likja (ky bulldog i vjeter) e gjen menyren per te kafshuar nje thele.