Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi “Epidam”, ku në ë një dyqan ushqimor, si pasojë e një konflikti pronësie është plagosur shtetasi Agim Arapi 58 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë, i dëmtuari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, ndërsa efektivet e Policisë, pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit Kostandin Ekonomi, Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurti.
Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër, ndërsa shtetasi Jurgen Kurti është dhëndri i Kostandin Ekonomi. Palët në konflikt janë goditur me njëri- tjetrin me sende të forta, ku 58 vjeccari mbeti i vdekur nga plagët e marra nga godtja me thikë. Ndërkohë që emri i Jurgen Kurtit nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai u arrestua pas vrasjes së babait të tij, Artur Kurti, natën e 4 prillit të këtij viti, por u la i lirë pas disa ditësh nga gjykata, sepse fajin e mori përsipër daja i tij, Leonard Ristani.
Vetting, Vetting, Vetting!!
Normalisht ne mungese te drejtesise zyrtare shteterore, familja e viktimes 58 vjecar i bie te hyje ne gjak me Gjykatesin qe ka liruar vrasesin (sepse ai vrau sot perseri)