“Nuk kemi lidhje me vrasjen e Artan Cukut. E kemi mbyllur çështjen dhe jemi pajtuar sipas kanunit. Artan Cuku ka bërë be në xhami se djali im është vetëvrarë”
Kështu deklaron babai i Agim Dakës, të riut që u vetëvra në zyrën e Artan Cukut, në kohën kur ai ishte shef i Komisariatit numër 4 në Tiranë.
Prelë Daka duke folur për herë të parë mbi ngjarjen ka deklaruar se me Artan Cukun nuk kishin asnjë problem dhe ishin pajtuar mes tyre, sipas kanunit dhe sipas ligjit.
“Këtë çështje e kemi mbyllur shumë vite më parë dhe kemi dorëzuar në polici, pamjet filmike të pajtimit të dy familjeve” u shpreh Prelë Daka.
Ah nuk behet Shqiperia me ju idiota te mesjetes jo… doni xhaxhin ju.