Dëshmia pas ekzekutimit në Vlorë: Elidonit iu fik makina në rrethrrotullim dhe…

10 Prill 2017, 09:50Kronika TEMA

Elidon Mehmeti është 35-vjeçari që u ekzekutua me kallashnikov mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vlorës. Paraprakisht dyshohet se viktimës i është bërë pritë nga ku është goditur me breshëri kallashnikovi. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një sherri në lokal

Një person i pranishëm në vendngjarje ka bërë me dije për JOQ.al se 35-vjeçari është ekzekutuar me 7 plumba, jo 15, sikurse tha policia. Bazuar në dëshminë e qytetarit, i cili edhe banon në atë zonë, ndaj Mehmetit u qëllua dy herë fillimisht dhe më pas 5 herë me breshëri.

“Ngjarja ka ndodhur në 22:54 në lagjen “Pavarësia”, rruga “Pelivan Leskaj” përballë një furre buke. Ai aty është vrarë e më pas e kanë lëvizur makinën për ta çuar në ambulancë, por makina u fik tek rrethrrotullimi dhe më pas e mori ambulance” tregon dëshmitari për JOQ.al.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:58, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Elidon Mehmeti, rreth 35 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i plagosur u transportua menjëherë në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Vlorë, por më pas ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në zonën e Skelës, ku shtetasi Elidon Mehmeti ka qenë në mjetin tip “Ford”, përballë një hoteli, kur është qëlluar me armë zjarri.

Deri tani, janë shoqëruar 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur grupe kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje